Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, që luan në ligën e tretë me klubin “Vitosa” nga Bistrica është zgjedhur nga tifozët si ” Futbollisti i vitit 2011″.
Në votimin elektronik, i cili ka përfunduar mbrëmë, Borisov fitoi me 3501 vota, ose 44 për qind.
Në vendin e dytë u rendit sulmuesi i Manchester United dhe fituesi i shtatëfishtë Dimitar Berbatov, i cili morri 1955 vota ose 24 për qind, ndërsa i treti u zgjodh, Vasil Lukaev i klubit të futbollit Shipa.
Përkundër vendimit të tifozëve, futbollisti i vitit në Bullgari zgjidhet nga vetë futbollistët dhe gazetarët në një ceremoni që do të mbahet në Sofje më 23 të dhjetor.