Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 12:40

Udhëtimi ynë filloi në dalje të Gjilanit, kur një mjek elegant na tha: “Kthehuni në të djathtë, vazhdoni disa kilometra, në drejtim të Zhegrës. Me pak fat, ju do të gjeni xhaxhain e Xherdan Shaqirit. “Në zemër të këtij fshati të qetë, afër kufirit me Serbinë dhe Maqedoninë, një portë e madhe hapet në një ndërtesë të vjetër me një bukuri të përjetshme.

Atë mëngjes xhaxhai i Xherdanit kishte dalë. Por Erdini, vëllai i madh (menaxher) dhe babai i tij ishin në vizitë për disa orë. Me cigare në gojë dhe me këpuca Air Max, babai Iseni shqipton duke buzëqeshur një “Grüezi”. “Unë i vlerësoj përpjekjet tuaja për të ardhur deri këtu, por familja jonë shpreson që ky vend të mbetët i qetë”, thotë Erdini para se të largohet.

Megjithatë, gjatë dy ditëve në rrugët e Kosovës, xhaxhallarë të tjerë do të dalin. Bujarë, të pashtershëm dhe krenarë. Të gjithë dëshmojnë për mërgimin e lavdishëm të familjes së Xherdanit, para se të bëhen spektatorë të arritjes dhe suksesit. Fitoret e Valon Behramit, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakes. Hero zviceranë, shqiptarë dhe kosovarë, si dhe anasjelltas.

Streha zvicerane

“Menjëherë pas largimit të tij unë shkova për të parë vëllain tim në Ticino. Ne patëm marrë një varkë në liqenin Lugano. Valoni duhej të kishte pesë vjet. Papritmas unë bërtita: “Le të kthehemi në tokë! Ju keni braktisur Kosovën për të jetuar në siguri, mos merrni më rreziqe”. I ulur në kanape dhomës së pritjes, të ndërtuar në Kastriot nga nipi i tij, Bislim Behrami, përzgjedh kujtimet dhe fjalët e tij me një përkujdesje të arsimtarit. Apo ndoshta kjo urtësi që tregonte dhe që dukej që e kishte të kapur në thembra të moshuarit shpjegohej nga fakti se ishte i madhi në mes gjashtë vëllezërve dhe dy motrave.

Midis tyre Qaushi, i cili kishte diell në çdo fjalë dhe të njëjtët sy të kaltër sikur Valoni. Më herët, ndërsa pinim një kafe të shtëpisë në gjirin e familjes, zyrtari në Ministrinë e Drejtësisë na pati folur edhe për luftën. Dhe këtë pa rrotulla. Para së gjithash, lufta ishte fillimi i historisë.

“Valoni ka lindur në veri të Mitrovicës, në pjesën serbe. Që nga viti 1997 anëtarët e familjes sonë nuk janë kthyer më atje. Shtëpitë tona janë djegur si dhe të gjitha fotot. Megjithatë, kujtimet mbeten. Unë mbaj në mend Valonin, si një djalosh i trazuar”.

S’ka dyshim se ishte koha e fëmijërisë, pak para se të largohej për mërgim, drejt Zvicrës së panjohur. “Unë kam qenë kundër idesë së largimit të tyre, më kujtohet kur i thosha vëllait tim se gjendja do të përmirësohet. Por një ditë ai u arrestua pa arsye. Vetëm për shkak se një shok i tij mbante një shall të kuq. Në atë moment ai kishte vendosur të dalë nga Kosova”.

Pse kaq shumë talente?

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk ndajnë një përvojë të tillë. Xherdani ka jetuar vetëm një vit në Zhegër. Ndërsa Graniti ka lindur në Basel, pas mërgimit të babait, një ish i burgosur politik (pesë vjet). Megjithatë, të gjithë kanë ushqyer lidhjen me rrënjët e tyre. Ata kanë kaluar pushimet e tyre atje dhe kanë ndërtuar shtëpitë e tyre atje. “Nipat e mi janë rritur në Zvicër në përputhje me respektin e rregullave dhe kulturës të vendit. Por ata janë edukuar shqip, që do të thotë për dashuri të familjes dhe Kosovës”, thotë Sevdaim Xhaka, xhaxhai i Taulantit dhe i Granitit. Sinqerisht, unë nuk jam në gjendje të them se çfarë është shqiptare apo zvicerane te ta. Ata janë një përzierje e përsosur”.

Përmbledhja e xhaxhait tingëllon shumë qartë dhe rrjedhshëm. Për këtë gjeneratë të re identiteti nuk përmban diçka të kufizuar, aq më pak diçka ekskluzive. Si mund të jetë ndryshe në një vend ku konceptet e kombit, kombësisë dhe shtetësisë gjithnjë janë në luhajtje. “Ai që nuk e do vendin e tij, nuk mund t’i dojë as njerëzit”, thotë bukur Bislim Behrami, duke hapur një shishe të rakisë artizanale. Me pak fjalë, ai na bën të kuptojmë se për të si dhe për shumë të tjerë ky “vend” përmban diçka më të madhe sesa një familje, një copë toke apo një letërnjoftim.

“Unë jam krenar për djemtë që luajnë për Zvicrën, thotë Minush Jusufi, fqinj i Shaqirit në Zhegër. Xherdani është një lojtar i madh dhe një djalë i mirë. Ai ka premtuar se do të na ndihmojë për rindërtimin e stadiumit të Gjilanit dhe kam shumë shpresa se do ta mbajë premtimin. Sepse ai nuk është një politikan”.

Papritmas plaku i vjetër me buzëqeshje dhe gaz na tregon rreshtin e flamujve shqiptarë të paraqitur në rrugën kryesore. “Zvicra do të fitojë të premten. Dhe verën e ardhshme ne do të vendosim flamurin e Zvicrës për ta mbështetur në lojën e saj kundër Brazilit”.

Në fill të takimeve dhe qeshjeve të përbashkëta, një pyetje sikurse u bë lajtmotivi ynë. Si është e mundur që një vend më i vogël sesa rajoni i Romandisë në Zvicër mund të dhurojë kaq shumë talente për futbollin zviceran?

– “Shiko në pjatën tënde”, përgjigjet Saqip Shala, kryetar i FC Drita, klubi kryesor i Gjilanit.

Në sallonet e hotelit Kristal, ish-gjenevasi flet për kohën kur punonte në Charmilles (Gjenevë). “Kam punuar si i çmendur për të dëshmuar se nuk isha një djalë i keq, por edhe për të demonstruar vlerën e kosovarëve. Kur shkoni në një vend të huaj, ju duhet të bëni më shumë për të arritur të imponoheni. Dhe kjo për mua është krejt normale”.

Pjesëmarrja në sportin elitar, recepti duket si një premtim.

“Është e vërtetë, talenti dhe mundi nga mungesa shpjegojnë suksesin”, pajtohen dy vëllezërit Behrami. Një mendim që nuk ndan Arbeni, djali i Qaushit. “Mos harroni se nga mosha pesëvjeçare kushëriri im ka përfituar nga përparësitë e infrastrukturave të Ticino-së. Pa Zvicren, ai nuk do të kishte bërë një karrierë të tillë”.

Një admirim modest

Në qendër të Zhegres, përballë shkollës fillore, një kioskë ngre nxënësit. Aty flitet për futboll, natyrisht. “Sonte, do të ketë turmë në restorantin për të shikuar Bayern-in kundër Manchester City”, rikujton Zeqir Isufi. Rreth tij fëmijët kanë vetëm dy fjalë në gojë: “Xherdan Shaqiri”. Por admirimi i tyre nuk bëhet kurrë histerike dhe fanella me numrin 11 nuk gjendet askund. Mos vallë identiteti i dyfishtë qetëson pasionin e tyre.

“Historikisht ne i respektojmë shumë të huajt”, thotë Bislim Behrami. Ne nuk e kemi zakon të idealizojmë njërin prej nesh, kjo është çështje kulturore. “Në pavionin që shërben si strehë për nipërit e tij, Sevdaim Xhaka gërvisht mjekrën e tij: “A është Graniti një yll? Është vështirë për mua të them një gjë të tillë, sepse unë gjithmonë e shoh si nipin tim. Por një gjë është e sigurt, ai mund të shëtitet rehat në rrugë kur ai vjen këtu në pushime”.

Pas rrëfimit fshihet ndjenja e mungesës. “Mua më pëlqen kur shoh Volonin duke luajtur për Zvicrën”, thotë Bislim Behrami. Por ne do kemi së shpejti një ekip kombëtar, unë jam i sigurt për këtë. Shpresoj se kur do të kemi ekipin tonë, Valoni nuk do të dalë në… “

Sevdaim Xhaka nuk dëshiron të shprehet për këtë çështje të ndjeshme. “Derisa FIFA nuk ka vendosur asgjë, debati mbetët i kotë”. Ka të drejtë. Ai pranon se “ëndërron që një ditë të shohë të gjitha këto talente të bashkuara nën ngjyrat e njëjta”. Po i përfshin kjo ëndërr edhe nipërit, apo ai mendon për djalin e tij 17 vjeç, i cili tashmë është nisur për Portugali. Xhaxhai Sevdaim, i cili ka jetuar dhjetë vjet me radhë në Lozanë, preferon të ruajë misterin.

Sepse nga Prishtina deri në Zhegër baballarët, xhaxhallarët, kushërinjtë të emigrantëve kosovarë në Zvicër janë të vetëdijshëm se “fëmijët” e tyre kanë të drejtë të mos zgjedhin. Për dy ditë me radhë secili prej tyre, çdo shtrëngim dore, ata përsëritin vazhdimisht se një emër nuk është asgjë pa arsim dhe se talenti me i rrallë ushqehet me shoqërinë ku jeton. Sepse ata mishërojnë këtë kërkesë të dyfishtë, duke mbetur në mes të dy identiteteve kulturore, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka bëhen ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë. Por ata janë më së shumti ambasadorët e parë të Zvicrës në Kosovë.

 

 

Reportazhi është realizuar nga: Mathieu Aeschmann Prishtinë, mathieu.aeschmann@lematindimanche.ch në bashkëpunim me albinfo.ch

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»