Nuk ka ditë që mediat e huaja të mos flasin për interesimin e klubeve të ndryshme për talentin e Bazelit, Xherdan Shaqirit.
Pas Liverpulit, duket se për Shaqirin ka shfaqur interes edhe gjigandi i futbollit spanjoll dhe klubi më i mirë për momentin në botë,Barcelona.
Sipas sajtit footylatest.com,Barcelonaka ofruar 10 milionë euro për të marrë Shaqirin, që do t’u bashkohej kështu talenteve të shumtë të spanjollëve.
Barcelonakërkon që ta marrë Shaqirin që në janar, por, duke qenë se Bazeli është kualifikuar për më tutje në Ligën e Kampioneve, vështirë se do të privohet nga talenti i saj.
Për këtë arsye, kjo lëvizje mund të bëhet vetëm në merkaton e verës.