Shqiptarët që luajnë për Zvicrën janë të bindur se në Botëror do të kenë mbështetjen e shqiptarëve.
Xherdan Shaqiri deklaroi pas ndeshjes: “Kam kujtime të mira nga Tirana dhe falenderoj fansat për gjithë mbështetjen e tyre. Kam dashur që ne të ishim të parët e Shqipëria e dyta, por do shohim se çfarë kanë bërë kombëtaret e tjera. Besoj se në Botëror gjithë shqiptarët do jenë me ne”.
Kurse Granit Xhaka thotë se fyerjet ndaj tyre janë të rënda dhe të padrejta. Ai theksoi sërish se ka dashur të luajë me Shqipërinë, por nuk e kanë ftuar.
“Derbi ishte shqiptar. Ishim ne 6 dhe ata 11. Ishte ndeshje emocionale, por ne jemi në Brazil dhe shikuesit panë ndeshje të bukur sepse u realizuan 3 gola. Momenti i himnit ishte emocional, ne kemi gjak shqiptar dhe doja ta këndoja himnin në fillim, po më pastaj jo. Megjithatë rastin nuk e kam humbur me qëllim. Januzaj është lojtari i mirë i ri dhe shpresoj se do ka fat, por nuk e di se kë do e zgjedhë. Është vështirë të zgjedhësh, por nuk e di situatën e tij, por nuk është e lehtë siç mendoni ju për zgjedhjen e kombëtares. Vëllai im mund të luaj dhe është në rrugën e duhur,” u shpreh Granit Xhaka, raporton tema.
Kurse Admir Mehmeti tha: “Ne u gëzuam se u kualifikuam në Brazil. Luajtëm në vendlindjen tonë dhe loja ishte emocionale. Normalisht se ne jemi 6 shqiptarë dhe do përfaqësojmë një pjesë të Shqipërisë në Brazil dhe besoj se fansat shqiptarë do krenohen”.