Barcelonë, Valdes, Pique, Puyol, Villa, Iniesta, Bojan, Jeffren, Keita, Adriano dhe Abidal janë lojtarët e Barcelonës të cilët i janë nënshtruar një kontrolli të UEFA-s për doping.
Komisionarët e shtëpisë evropiane të futbollit kanë bërë një vizitë “befasuese” në “Ciudad Deportivo” të Barcelonës për të bërë kontrollet.
Kjo është hera e tretë brenda këtij sezoni që UEFA paraqitet në ambientet e klubit katalunas për kontrolle.
Barcelona zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj kundër Manchester Unitedit.