Klarens Sedorf vazhdon të jetë optimist dhe shtyn skuadrën e Milan të bëjë maksimumin në ndeshjet e mbetura për të përfituar nga një gabim i mundshëm i Juventus në luftën për titullin kampion.
“Do të bëjmë maksimumin, pastaj nëse Juventus i fiton të gjitha ndeshjet, atëherë do t’i bëjmë komplimente atyre. Po ne kemi për detyrë të besojmë. Presionin e Ligës së Kampioneve nuk e kemi ndërsa kemi detyrimin moral për të dhënë gjithçka deri në fund të kampionatit”.
Sipas tij, skuadra nuk ka dështuar këtë sezon për shkak të dëmtimeve të shumta, edhe pse kuqezinjtë janë “kampionë të padiskutueshëm” në këtë aspekt. “Nuk është kjo që na ka bërë të kemi më pak pikë në kampionat. Kemi bërë një Ligë Kampionesh të shkëlqyer duke dalë përballë Barcelonës, edhe pse mund të kishim bërë diçka më shumë në shtëpi dhe gjysmëfinalja nuk do të ishte e pamundur. Barcelona kur gjendet në disavantazh është një skuadër krejtësisht tjetër”.
“Fjalët për Alegrin nuk kanë ndikuar të skuadra, ka shumë lojtarë që janë në fundin e kontratës së tyre, por të gjithë po japin maksimumin për një objektiv të përbashkët, të fitojnë këtë ndeshje të fundit. Për mua është një nder që vazhdoj të luftoj për këtë fanellë, klub e tifozë”, deklaroi holandezi i cili është në fundin e kontratës së tij me kuqezinjtë. (LajmeShqip.com)