Milani është i interesuar të sjell në San Siro një emër të madh në mesin e tre prej tyre që po i kërkon në Evropë. Mediet italiane kanë zbuluar yllin e Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, i cili shihet si zëvendësimi adekuat i Pirlos në mesfushë por që mund të angazhohet edhe në repartin e sulmuesit. Pavarësisht se Milani ka shumë vështirësi ta blej, mediet thonë se drejtuesit janë të interesuar për ta bërë një blerje të madhe për të qenë serioz në Ligën e Kampionëve. Vlera e tij sillet rreth 35 deri ne 40 milionë euro, shumë për të cilën Milani ende nuk është deklaruar.
Pas shumë emra të përfolur, Milani ka zgjedhur identiktin, duket se ka zgjedhur mesfushorin i cili do të përforcojë atë repart, duke qenë një lojtarë jo vetëm për të zëvendësuar një të larguar, por për të sjellë cilësi në mesfushë.