Pas përpjekjeve të shumta Schumacher në fund u rikthye në sportin e Formula 1, por gjërat nuk kanë shkuar si ai i donte dhe raportet kanë sugjeruar në shumë raste se ai do të bëjë të ditur pensionimin.
Vetëm në javën e kaluar, gjermani i cili dominoi në Formula 1 në mes të viteve 2000 dhe 2005, la të kuptohet se mund të dalë në pension për herë të dytë, pasi që mendimi i tij mund të mos jetë i drejtë për Mercedes GP. Megjithatë, ai ka lëvizur për t’u dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se do të jetë në gara për ekipin deri në vitin 2012.
“Unë me siguri se do të jem në gara në vitin e ardhshëm“, tha ai.
Schumacher ka luftuar që të kthehet në sport, në vitin 2010, kur ka përfunduar i treti, në lartësi dhe 202 pikë pas liderit aktual Sebastian Vettel dhe nuk është i sigurt nëse Mercedes do të ketë aftësinë për titullin e vitit të ardhshëm.
“Ne do të duhet të shohim se si zhvillohen gjërat dhe sa energji dhe kënaqësi ka atje”, shtoi ai.
“Do të ishte mendjemadhësi nëse dikush na pret për të luftuar për titull në vitin e ardhshëm, sepse për momentin ne jemi shumë larg”, përfundoi ylli i Formula 1. (LajmeShqip.com)