Real Madridi dhe klubi tjetër nga kryeqyteti spanjoll, Getafe, kanë arritur marrëveshje për shitjen e njërit prej talentëve të RM Castilas.
Zyrtarizimi mund të bëhet shumë shpejt, e ky lojtar do të kalojë në Getafe për shumën 3 milionë euro, kurse klubi mbretëror do të ruajë një opcion të riblerjes së tij.
Sarabia nuk është i vetmi lojtar që deri më tani ka kaluar në Getafe dhe pastaj është kthyer përsëri në Madrid, si La Red, Granero dhe Migel Torres.
Sarabia edhe në tregun e kaluar të dimrit ishte afër të nënshkruajë për skuadrën portugeze Braga, por në fund mbeti në Madrid.
Tani radhën edhe ka edhe David Mateos, i cili do të huazohet për një vit në Zaragoza.
Pasi ishte i huazuar për gjysmë sezoni në skuadrën AEK të Athinës, ai u kthye në klubin e tij, por tani ata kanë vendosur ta huazojnë në klubin e Zaragozës, që të fitojë përvojë më të madhe në La Liga.
Krahas Mateos, Madridi po negocion edhe për lojtarin tjetër të RM Castilas, Juan Carlos i cili si duket do ta shoqërojë Mateos.