Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje futbollistit të ri të kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe i cili ditë më parë kishte pozuar me një fanellë ku shkruhet UÇK para.
Berisha ka thënë se Kaçe mund të jetë viktimë e albanafoboisë dhe kjo nuk guxon të ndodhë në futbollin bashkohorë.
“O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!” ishte titulli me të cilin Sali Berisha nisi shkrimin e tij.
“Për albanofobet, nje bluze e kuqe me germat e UÇK-se, me keq sesa foto e Hitlerit.
Te dashur miq, prej disa javesh viktima e fundit e albanofobise eshte bere futbollisti i talentuar shqiptar qe luan ne ekipin e klubit PAOK te Selanikut dhe ne kombëtaren tone, 20 vjeçari Ergys Kaçe.
Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit te futbollit është bere postimi prej tij ne Facebook i një fotoje personale, ne te çilen ai ka dale me një bluze te kuqe ku shkruhet UÇK.
Këtë beteje e nisen nazistet grek, dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues te klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin.
Ne rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë se nazisteve kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur te Selanikut.
Ne rast se qëndrimi i tyre ka ne baze urrejtjen për UÇK-ne, atëherë eksponentët e Agimit te Arte duhen konsideruar me te civilizuar pasi se paku janë te hapur.
Një bluze e UÇK-se nuk është dhe nuk mund te jete kërcënim për asnjeri.
Shqipëria dhe Kosova janë te përcaktuar qarte për respektim te plote te kufinjeve ekzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, qe me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve te pushtuar, lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bene edhe Ballkanin me te lire, me te drejte!”, shkruan Sali Berisha në Facebook./Zeri/.
|

Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »