Agjenti i mbrojtësit të Arsenalit, Christophe Mongai, deklaron se Sagna nuk do të lëviz nga Arsenali.
Sipas Agjentit, mbrojtësi i krahut të djathtë, Bacary Sagna, është i lumtur me klubin nga Londra e Veriut.
Disa media në Angli spekuluan se lojtari mund të lëviz në drejtim të Arabisë mirëpo e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e agjentit të lojtarit për ti shuar të gjitha spekulimet.
“I gjithë ky diskutim është thjesht spekulim.” deklaroi agjenti.
“Lojtari nuk dëshiron të largohet, ai është i lumtur në Arsenal.”
Sagna është nën kontratë me Arsenalin deri në 2014 dhe është një nga lojtarët e parë të zgjedhur nga Arsene Wenger.