Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se gjiganti spanjoll Real Madrid është i interesuar që ta transferojë mesfushorin e shumanshëm Hamit Altintop.
“Është e saktë që Real Madridi ka shfaqur interesim për ta transferuar Hamit Altintop. Kolegët tanë nga Madridi më kanë informuar për interesimin e tyre edhe pse ata nuk janë të obliguar për të bërë një gjë të tillë”.
“Altintop ka luajtur vetëm tri ndeshje nga fillimi këtë sezon dhe kjo nuk është e mjaftueshme për të. Ne e kuptojmë këtë dhe respektojmë vendimin e tij. Ai na ka thënë se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën,” u shpreh Rummenigge.