Në fillim të edicionit të ri futbollistik në Itali, kapiteni i ekipit të Juventusit Buffon shpall objektivat, vlerëson blerjet e reja dhe në fund rrëfen një prapaskenë të vitit 2011 ku tregon se ishte shumë pranë largimit nga bardhezinjtë.
“Do të jetë e vështirë që të fitojmë kampionatin për herë të tretë radhazi, pasi edhe kundërshtarët janë fuqizuar ndjeshëm. Megjithatë edhe ne kemi bërë blerje cilësore si Tevez, për të cilin kishim nevojë.
Flet pak, por punon shumë, ka forcën e këmbëve të Kasanos, ngjan edhe me Vucinic, por është shumë më tepër goleador” shprehet ai. Ndërsa në fund tregon edhe prapaskenën e një largimi të mundshëm.
“Më 2011 mendoja se kishte ardhur momenti për t’u larguar nga Juventusi. Pasi u takova me drejtuesit, ndryshuan edhe gjykimet e tyre për mua pas disa krisjeve që ndodhën në atë periudhë.
Ajo telefonatë ishte shumë e rëndësishme, që nga ai moment jam më juventin se kurrë” përfundon ai.