Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka deklaruar se Kampionët e Spanjës janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se buxheti i tyre i transferimeve për këtë verë, që është 45 milionë euro, nëse kjo është e nevojshme për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Ai deklaroi: “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në tregun e transferimeve. Fillimisht ne kemi 45 milionë, por ne mund të përdorim një pjesë e parave të vitit të ardhshëm. Pep Guardiola ka preferencat e tij, por ai nuk flet me emra. Ai flet për pozicionin që duhet forcuar”.
“Cesc Fabregas? Unë mendoj se ai dëshiron të bashkohet me ne, si shumë lojtarë të tjerë që dëshirojnë, por ne nuk do të bëjmë oferta të çmendura dhe të ofrojmë tarifa të pakuptimta. Vitin e kaluar kemi ofruar 40 milionë për Cesc, kurse në këtë sezon vlera e tij është më e vogël . Ajo që ne mund të ofrojmë, gjithashtu, do të varet nga paga e tij. Klubet si Chelsea dhe Manchester City janë duke e nxehur tregun, duke ofruar shuma të ekzagjeruara”, përfundoi Sandro Rosell.