Cristiano Ronaldo me paraqitjet e tij këtë sezon i ka mahnitur të gjithë. 25 golat që luzitani ka realizuar deri tani me fanellën e Real Madrid, por edhe 4 golat në dy ndeshjet Play-Off ndaj Suedisë kanë bërtë që portugezi ti japë kualifikimin kombëtares së tij dhe të jetë kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë”.
Por fill pas atij takimi Ronaldomori një goditje në ndeshjen që Reali zhvilloi në La Liga ndaj Almerias që sipas tij në atë kohë nuk ishte asgjë. Por ajo goditje e la jashtë ish sulmuesin e Manchester United në dy takimet e rradhës që “Los Blancos” zhvilluan ndaj Galatasaray ne Champions League dhe Valladolid në La Liga. Ndeshje të cilat shokët e tij i fituan me goleada duke bërë që Ronaldo të festonte si fëmijë por jo në fushën e lojës por nga tribunat e Santiago Bernabeut.
Në lidhje me ato dy takime “Topi i Artë” në vitin 2008 u shpreh: “Ishin dy ndeshje shumë të forta, luajtëm dy takime në shtëpinë tonë në të cilën gjithmonë është më e lehtë për ne, jam I kenaqur qe edhe pa mua skuadra u përgjigj në mënyrë të shkëlqyer në fushë. Tani që edhe unë jam rikuperuar plotësisht kemi dy ndeshje shumë të veshtira jashtë ndaj Valencias dhe Osasunës por pa harruar edhe takimet e kupës”.
Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave që Los Blancos do të lujanë për Copa del Rey ndaj modestëve të Olimpic Xativa pasi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori sezonin e kaluar në finalen e kupës ndaj Atletico Madrid.
Portugezi do të kthehet të luajë për Real Madrit në ndeshjen e mesjavës që madrilenët do të zhvillojnë në Champions League ndaj Copenhagen.