Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet së shënuari. Ylli portugez nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve e as La Ligën këtë sezon, por ai po arrin suksese në nivelin individual.
Këtë sezon, CR7 ka realizuar 49 gola dhe është bërë lojtari me më së shumti gola të shënuara për një sezon në histori të klubit madrilen, duke e kaluar legjendën e këtij klubi, Ferenc Puskas, që shënonte 47 gola në sezonin 1959-60.
Ndërkohë, që kur e vesh fanellën e Realit, ish futbollisti i Manchester United ka shënuar 82 gola në 86 ndeshje, ose më mirë të themi një mesatare fantastike prej 0,95 gola për ndeshje.
Mesatare kjo që, dy xhiro pa përfunduar sezoni 2010/11 mund të rritet, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë të shënimeve.
Ronaldo i ka kaluar dy sulmuesit e fundit të mëdhenj të Realit, brazilianin Ronaldo, i cili në 92 ndeshje shënonte 61 gola (mesatare 0,66) dhe meksikanin Hugo Sanchez, i cili në 103 takime shënonte 72 gola (mesatare 0,69).
Sikur kjo të mos mjaftonte. Portugezi është bërë lojtari i parë në histori të La Ligës që shënon 6 hat-trick për një sezon. Me 36 gola në La Liga, portugezi është vetëm 2 gola larg rekordit absolut në Spanjë, që e mbajnë dy lojtarë: Zarra (1950/51) e Sanchez (1989-90).
Ndërkohë, Ronaldo, përpos? Këpucës së Artë? Të Spanjës, është favorit për ta fituar edhe ?Këpucën e Artë? të Evropës. Këto fakte me siguri mund ta bindin secilin njeri se Ronaldo është një makinë e vërtetë golash