Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, kanë biseduar pas ndeshjes për rëndësinë e kësaj loje të parë dhe duke i vlerësuar lojtarët e rinj.
Sulmuesi portugez tha: ”Ishte një start shumë i mirë. Ne kemi punuar shumë këto ditë të fillimit dhe treguam se jemi mirë. Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën arritëm të shënojmë katër gola.”
Portugezi, gjithashtu nuk la pa e përmendur edhe Zidanen dhe lojtarët e rinj: ”Lojtarët e rinj kanë qenë shumë të mirë dhe iu kanë dhënë gëzim tifozëve. Unë jam shumë i lumtur që Zizu është me ne.”
Sergio Ramos u shpreh: ”Ekipi po merr formë. Ne arritëm një fitore shumë të mirë. Lojtarët e rinj më dhanë një ndjenjë shumë të mirë dhe ata do të na ndihmojnë gjatë sezonit.”