Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013 duke fituarçmimin ‘FIFA Topi i Artë’.
Viti 2013 ishte fantastik për Cristiano Ronaldon, i cili individualisht ishte padyshim lojtari më i mirë.
Megjithatë, portugezi nuk arriti të fitojë asnjë trofe me klubin e tij, Real Madrid, prandaj kjo ia zbehte paksa gjasat për tafituar çmimin. Ai ishte fantastik edhe me kombëtaren e Portugalisë, të cilën e kualifikoi në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Brazil. Të mos harrojmë se gjatë sezonit të ri (2013/2014), CR7 ka thyer një sërë rekordesh.
CR7, Lionel Messi dhe Franck Ribery ishin në listën e ngushtë të kandidatëve për ta fituar çmimin prestigjioz individual.
Për Leo Messin, viti që kaloi nuk ishte edhe aq i mirë, veçanërisht për shkak të dëmtimeve që pësoi disa herë, por kurdo që ka luajtur është treguar vendimtar për skuadrën. Ai fitoi titullin e La Ligas me Barcelonën ndërsa fitoi edhe Superkupën e Spanjës. Messi ishte edhe golashënuesi më i mirë i sezonit 2012/13 në La Liga dhe njëherësh më i miri në Evropë dhe e ka fituar ‘Këpucën e Artë’.
Franck Ribery ndoshta nuk ka shënuar shumë gola dhe ndoshta nuk është individualisht futbollisti më i mirë në botë, por ai e ndihmoi Bayern Munichun të fitojë tripletën sezonin e kaluar, ndërsa ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën bavareze edhe në sezonin e ri. Francezi u shpall futbollisti më i mirë në Evropë sipas UEFA-s.
Messi është fituesi rekorder i Topit të Artë, të cilin e ka fituar katër herë radhazi.
Futbollistja më e mirë e vitit u shpall portierja gjermane, Nadine Angerer. Ajo pati konkurrente brazilianen Marta dhe amerikanen Abby Ëambach./albeu/