Cristiano Ronaldo po tregohet një makinë golash. Mesfushori ofansiv i Realit të Madridit ka realizuar katër gola ndaj Sevillas, për ta marrë primatin në La Liga, sa i përket golashënuesit më të mirë.
Ylli portugez është ngritur në kuotën e 33 golave, duke e lënë prapa yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, që nuk ia doli të shënojë ndaj Espanyolit.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro pa përfunduar kampionati spanjoll, lufta për ‘Këpucën e Artë’ në këtë vend po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Derisa titulli do t’i takojë sipas të gjitha gjasave Barcelonës, golashënuesi më i mirë nuk do të dihet deri në xhiron e fundit.
Shënuesit më të mirë në Spanjë
1. Cristiano Ronaldo, Real Madrid, 33 gola
2. Lionel Messi, Barcelona, 31 gola
3. Giuseppe Rossi, Villarreal, 18 gola
4. David Villa, Barcelona, 18 gola
5. Sergio Aguero, Atletico Madrid, 17 gola.