Atletico Mineiro humbet një prej lojtarëve më të mirë të grupit. Bëhet fjalë për sulmuesin Ronaldinho, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në këmbën e tij të majtë, duke zbehur edhe shpresat e tij për pjesëmarrjhen e mundshme në Botërorin e klubeve që do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor në Marok. Kampioni i Kupës Libertadores pësoi njëb tërheqje muskulare dhe sipas mjekut të skuadrës, Rodrigo Lasmar, nuk ka asgjë të sigurt për momentin pasi shkalla e dëmtimit duket e rëndë. Ai nuk garantoi gjithashtu nëse Ronaldinho mund të rikthehet në fushë për Botërorin, pasi rikuperimi i lojtarit kërkon të paktën 3 muaj kohë.
Sipas mjekut, Ronaldinho duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, prandaj rikthimi në fushën e lojës do të kërkojë më shumë kohë se sa duhet zakjonisht për këto lloj dëmtimesh. Ronaldinho ishte lojtari më i rëbndësishëm i Atletico Mineiros gjatë rrugëtimit drejt finales se Kupës Libertadores ku mundi paraguajanët e Olimpias në dy ndeshje dramatike që kulmuan me goditjen e 11-metërshave. Dy herë fitues i çmimit “Lojtari i vitit”, Ronaldinop e nisi karrierën europiane në radhët e Barcelonës, ndërsa triumfoi në Kupën e Botës 2002 me Brazilin.