Sergio Romero e ka falënderuar Louis Van Gaalin për besimin që i tregon atij.
Portieri argjentinas ka qenë startues në katër ndeshjet e para të Premier Ligës, duke zëvendësuar David de Gean.
“I jam mirënjohës Van Gaalit. E kisha të vështirë të gjej skuadër, megjithëse luajta mirë në Kupë të Botës dhe Copa America. Nuk mendoj se jam i pazëvedësueshëm, por kam mbështetje nga stafi teknik. Për portierët është e rëndësishme mbështetja e trajnerit, pasi nuk ka rotacione. Ose starton, ose rri në pankinë. Dhe Van Gaal më ka dhënë besimin”, ka thënë reprezentuesi argjerntinas.
Kujtojmë se United e transferoi 28-vjeçarin si lojtar i lirë, ndërsa argjentinasi pritet të qëndrojë në Old Trafford deri në vitin 2019.