Nga Stadio Olimpico thonë se nuk janë më të interesuar në nënshkrimin e mesfushorit brazilian, pasi ylli i tyre aktual ka vendosur të mos largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Romakët e kishin rezervuar brazilian si zëvendësim i përsosur në rast se De Rossi do ta linte Romën, por nuk ndjejnë nevojë për të shtuar një mesfushor pas zhvillimeve të fundit.
Fernando, i cili ka një kontratë me Porton deri në verën e vitit 2014, ka qenë gjithashtu i lidhur me klubet si Juventus dhe Chelsea, por mbajtësit e Evropa Ligës janë të gatshme për ta shitur mesfushorin.
Roma tani do të kthejë vëmendjen për kapjen e një sulmuesi të ri dhe ata besohet se janë në bisedime me Espanyolin për Osvaldon dhe me Villarrealin për sulmuesin Nilmar. (LajmeShqip.com)