Lionel Messi do ta zhvillojë ndaj Romës ndeshjen e 100-të në karrierë në Ligën e Kampionëve.
Një tjetër arritje për Lionel Messin. Ylli i Barcelonës do ta shënojë të mërkurën një numër jubilar. Ai do ta zhvillojë ndaj Romës ndeshjen e 100-të në karrierë në Ligën e Kampionëve. Çka do që do të ndodhë në vazhdim të karrierës ai tashmë është lojtari më i madh që ka luajtur ndonjëherë në kompeticionin më të madh kontinental.
Messi e bëri debutimin në Champions kundër Shakhtar Donetsk në dhjetor të vitit 2004 dhe ka marrë pjesë në 11 edicione të kompeticionit prestigjioz, duke e fituar atë katër herë deri tash. Ai gjithashtu ka realizuar plot 77 gola nga 99 ndeshje. Si 28-vjeçar, ai ka ende vite dhe gola përpara në karrierë.
Goli i tij i parë ka arritur në fitoren 5:0 ndaj Panathinaikos në fazën e grupeve, në nëntor 2005, ndërsa Barça e kishte fituar kompeticionin në atë sezon për herë të parë që prej triumfit të tyre të fundit në 1992.