Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo është shprehur se është i frikësuar nga menaxheri i tij, Louis van Gaal.
Trajneri holandez është i njohur për regjimin e tij në stërvitje dhe në stilin e lojës, kurse lojtarët e Unitedit kohëve të fundit kanë folur mbi personalitetin e trajnerit të tyre, transmeton Koha.net. Rojo e ka cilësuar Van Gaalin si një trajner me personalitet të fortë, por një njeri shumë i mirë.
“Ai ka një personalitet shumë të fortë, por është një njeri shumë i mirë. Ai ka një fytyrë bulldogi, por është një njeri i mirë. Ai është i frikshëm, por kur e njihni më tepër dhe shoqëroheni çdo ditë me të, atëherë do e kuptoni, por vetëm nëse e dëgjoni atë”, është shprehur Rojo, për Fox Sports.
Mbrojtësi argjentinas ende nuk është paraqitur në këtë sezon për “Djajtë e Kuq”, kurse një gjë të tillë mund ta bëjë kundër rivalit të përbetuar, Liverpoolit.