Ish lojtari madrilen, Roberto Carlos, në një intervistë ka përmendur objektivin kryesor që duhet të ketë Real për futbollistin e talentuar, Neymar.
“Reali i Madridit duhet të nënshkruajë me Neymar. Mendoj se ai është gati që të luaj në Evropë. Është lojtar shumë i mirë”, tha Carlos.
Ai gjithashtu e përmendi edhe argjentinasin Aguero, ”Unë e dua Neymar, por e di se edhe Kun është një futbollist i mirë, nuk mund të zgjedh ndërmjet këtyre. Nëse Kun dëshiron të transferohet te Reali, nuk ka asnjë problem. Në fillim do të jetë e vështir, siç ndodhi edhe me Figon, por më pas u rregullua çdo gjë.”
Për kthimin e tij në Bernabeu, për të luajtur një ndeshje për nder të tij, Carlos tha: “Do të ishte mirë për të shkuar atje, kam pasur një shans të madh, duke luajtur në Bernabeu. Do të ishte e pa harrueshme po të isha përsëri me tifozët.”
Dhe në fund ai la një fjalë për tifozët madrilen ”Mos mendoni se Barcelona është përpara Madridit”.