Kohë më parë flitje shumë rreth përçarjeve në stafin e klubit madrilen dhe ketë e vërtetoi edhe njëherë zëdhënësi i Mourinhos, Eladio Parames, në një deklaratë për media, menjëherë pas fitores së Realit kundër Getafës.
Duke folur për mungesën e Mourinhos nga media në konferencat, Valdano tha: “Mourinho ka vendosur që të hiqej mënjanë deri ne arsyetimin e UEFA-së rreth dënimit të tij.”
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Mourinhos, Eladio Parames, i cili u përgjigj me forcë: “Valdano është zëdhënësi i klubit, por për njohuritë e mia nuk është zëdhënës për Mourinhon, ai është kategorikisht i gabuar, kur thotë se Mourinho u largua anash për të mos bërë zhurmë?. Mourinho është përgatitur për të bërë zhurmë në kohën e duhur dhe për të folur, pa mëdyshje, për atë se çka mendon.”