Francezi nuk ka të këndellur nga lëndimet, dhe pasi zhvilloi ndeshjet kundër Zurich-ut në kuadër të Champions League ai mund të humbasë takimin në Bundesligë, në këtë fundjavë me HSV.
Ribery është paraqitur për 90 minuta të plotë në fitoren 2-0 të Bayernit në play-off-in e Champions League, në ndeshjen e parë ndaj Zyrich, të mërkurën, por u ankua për dhimbje pas ndeshjes.
“Isha në fund të trajtimit edhe unë e kam vizituar mjekun e klubit për një kontroll të shpejtë, nuk mund të them ende nëse unë do të jem në ndeshjen kundër Hamburgut,” tha Ribery për TZ.
Trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes, pritet të marrë një vendim për përfshirjen ose jo të francezit para fillimit të ndeshjes.
Bavarezët aktualisht janë në pozitën e pestë në tabelën e ligës, me tri pikë nga dy ndeshje, kurse HSV janë në pozitën e 16, me vetëm një pikë. (LajmeShqip.com)