Edhe pse ishin në avantazh prej një goli, skuadra e Chelseas nuk arriti të marrë ndonjë rezultat pozitiv dhe tani i vështirësohen punët në grupin “E” , ndërkohe Arsenal e ka mposhtur Dertmundin me rezultat 2-1 dhe tanimë ka siguruar vendin e parë në grupin “F”, në grupin “G” Apol ka barazuar pa gola me Zenitin dhe tani është liderë e grupit ndërsa Barcelona e ka mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 2-3 dhe prin në grupin “H”.
Bayer Leverkusen ka thelluar edhe më shumë krizën e skuadrës nga Stamford Bridge pasi e mposhti me rezultat 2-1, të parët që kaluan në epërsi ishin londinezët me anë të Didier Drogba i cili shënoj për 0 -1, ndodhi kjo në minutën e 49’ .
Për ti barazuar shifrat u përkujdes Derdiyok në minutën e 73’ ndërsa për ta thelluar krizën e Chelseas dhe për ta ngritur Leverkusen në vendin e parë në grupin “E” ishte Friedrich ai i cili në minutën e 90’ shënoj për rezultatin 2-1.
Skuadra tjetër angleze, Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme në grupin “F” dhe tanimë është liderë e grupit me 11 pikë, golat për Arsenalin i shënoj Van Persie në minutën 49’ dhe 86’ ndërsa për gjermanët ka shënuar Kagaëa në minutën e 90’.
Befasia në grupin “F” ishte skuadra franceze e Marseille e cila në shtëpi u mposht nga grekët e Olympiacos me rezultat 0-1, golin për grekët e shënoj Fetfatzidis në minutën e 82’.
Në grupin “G” Apole ka barazuar pa gola me Zenitin ndërsa Porto ka fituar 0-2 kundër Shakhtar Donetsk, golat për portugezët u shënuan nga Hulk në minutën e 49’ dhe autogoli nga Rat në minutën e 90’.
Në grupin “H” Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme dhe i prin grupit me 13 pikë e ndjekur nga Milan me 8 pikë.
Të dyja skuadrat e filluan mjaftë mirë takimin mirëpo të parët në epërsi kaluan blaugranat me një autogol të Mark van Bommel, ndodhi kjo në minutën e 14’.
Italianët nuk u dorëzuan dhe pas një super-aksioni në minutën e 20’ ishte Seedorf ai i cili pasi tek Ibrahimoviç i cili me mjeshtri mposhti Victor Valdez.
Në minutën e 31’ gjyqtari akordoj një penallti të dyshimtë dhe në gol e ktheu lojtari më i mirë në botë Lionel Messi, i cili theu edhe tabunë duke i shënuar për herë të parë një skuadre Italiane.
Milan shkoj në pushim në dis-avantazh mirëpo lojtari më i mirë i ndeshjes tek Milan, Kevin Prince Boateng pas një “solo” aksioni e la në gjumë Eric Abidalin dhe barazoj gjithçka në San Siro.
Ishte Xavi Hernandez i njohur ndryshe si “Maestro Kamerieri” ai i cili ishte fatal për Milanin ku në minutën e 63’ shënoj për 2-3 në të mirë të spanjollëve. (LajmeShqip.com)
Video-Golat, Milan vs. Barcelona: