Pepe Reina pranoj se ai po shikon përpara që të behët pjesë e sekseve të mëdha të Liverpoolit, nën Kenny Dalglishin.
”Nuk mund të pres për stinorin e ri. Kemi një lajm të shkëlqyer mbi kontratën e Kennyt, Steve Clarke dhe të gjithë stafit. Të gjithë jemi në rrugën e duhur dhe jemi optimist.”
“Gjithmonë kam thëne po shikoj përpara për stinorin e ri. Natyrisht se në dhjetor dhe janar ishte rëndë ta mendoje këtë sepse as afër nuk ishim këtu qe jemi tani.”
“Mendoj se duke i bërë gjërat mirë hap pas hapi kemi arritur që të jemi këtu. Për këtë jemi të gjithë optimist dhe mezi presim stinorin tjetër.”
Pepe Reina tha se lajmin mbi vazhdimin e kontratës se Kenny Dalglish e pa në TV.
“Une isha duke zhvilluar ne trajnim, dhe lajmin e pashë në TV. Por me të vërtetë jam shumë i lumtur, dhe të gjithë shokët e tjerë gjithashtu.”
“Te gjithë kemi buzëqeshje në fytyrat tona tani dhe shpresoj të zgjasë për një kohë të gjatë. Duhet të jemi të qetë, pasi do te jetë vështire të përballemi me ekipet e mëdha.”
“Vendi i 5-të nuk është vendi qëi takon Liverpoolit. Shpresoj që stinorin tjetër të përfundojmë shumë më lartë.”
“Të gjithë mezi presim stinorin e ri, por duhet ta kryejmë punën tonë të dielën.”
“Nëse fitojmë edhe matematikisht e sigurojmë kualifikimin, dhe ky është synimi jonë, ta mposhtim Tottenhamin të shkojmë në Evropë dhe pastaj të kemi pushim, që besoj se e meritojmë.”