Portieri i Liverpooli, Reina, e di se është e domosdoshme për të siguruar një kthim në Ligën e Kampionëve dhe si qëllim aktual i klubit është kjo për momentin. Gjithashtu Reina dëshiron që në skuadër të ndjekë gjurmët e paraardhësve të tij legjendarë.
Pesë herë radhazi mbretërit e Evropës nuk janë duke luajtur futboll në CHL. Ata nisën sezonin e ri, pas mbarimit të një sezoni zhgënjyes në Premier League.
Reina, i cili ishte objekt i interesimit të verës nga Manchester United dhe Arsenal, ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në Anfield, në Liverpool, dhe ai pranon se është një zhgënjim të mos luash në Evropë, mirëpo, thotë ai, ne do të kthehemi aty ku e kemi vendin.
Spanjolli është i inkurajuar nga ardhja e nënshkrimeve të verës dhe tani skuadra ka në shënjestër një kthim në top-katërshe, kurse në mandatin e ardhshëm të fitojë një titull të parë që nga viti 1989/90.
“Është e vështirë, sepse ne kemi qenë larg nga këto aspirata për një kohë të gjatë”, tha Reina.