Në Angli e vënë përsëri Karim Benzeman nën orbitën e Arsenalit dhe përkundër mohimit të vetë lojtarit vazhdojnë thashethemet. Shtypi britanik thotë se dje Real Madridi dhe Arsenali janë takuar për të biseduar rreth Benzemas.
Shtypi britanik jep fakte mbi efektin domino, për të cilën gjë mendohet se do të ndodhë javën e ardhshme: Lëvizjet e Realit për të transferuar Neymarin apo Agueron dhe, nga ana tjetër, Cesc Fabregas i cili pritet të shkojë tek Barcelona.
Reali ka nevojë që ta largojë njërin nga dy sulmuesit, Higuain ose Benzema. Edhe pse francezi ka shprehur dëshirën për të vazhduar me Realin, për Mourinhon Benzema ka qenë gjithmonë zgjidhja e tij e dytë, pas Higuainit, të paktën para lëndimit të këtij të fundit.
Arsenal që mund të përfitojë të holla nga shitja e kapitenit të tyre dhe ardhja e Benzemas, do të mundësonte të plotësohej një boshllëk sportiv, por gjithashtu për të rikthyer besimin dhe shpresën tek tifozët në Emirates, në qoftë se ata e humbasin Cesc Fabregasin.