Me rezultat prej 4-0, Real Madridi ka shënuar fitore në derbin lokal kundër Getafes.
Cristiano Ronaldo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24, pas krosimit të Mesut Oezil dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë në minutënën e 58, ishte sërish Oezil lojtari që asistoi te Ronaldo, ndërsa portugezi dyfishoi epërsinë duke thyer rekordin e Ferenc Puskas, si golashënuesi më i miri i Realit brenda një sezoni në Ligë.
Los Blancos patën raste të shumta deri në fund të takimit, por arritën të shënojnë vetëm dy herë me anë të Karim Benzemas në minutën e 77 dhe Ronaldos nga pika e bardhë, i cili në minutat shtesë kompletoi het-trikun.
Ky ishte goli i 36-të i CR7 në Primera Division këtë sezon, ndërsa ka pesë gola më shumë se Leo Messi në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga dhe në Evropë, por Messi ka nje ndeshjë të pa zhvilluar.
Kjo fitore e Real Madridit vlen vetëm për prestigj, pasi që Barcelonës i duhet edhe një pikë për t’u shpallur kampion i Spanjës.