Real Madridi ka refuzuar ofertën e Interit për super-yllin brazilian, Ricardo Kaka.
“L’Equipe” bën të ditur se Interi i ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh Kaka’së, pasi neroazzurët kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të re për sezonin e ri.
Kaka u transferua te Reali nga Milani në vitin 2009, por te “mbretërit” ai u përcoll nga shumë lëndime dhe, kështu, ka qenë i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.
Besohet se Real Madridi ka refuzuar ofertën e Interit prej 30 milionë eurosh për Kaka’në, pasi ata dëshirojnë 10 milionë më shumë, për lojtarin për të cilin kanë shpenzuar plot 68.5 milionë euro për ta transferuar nga Milani.