Real Madrid fiton qetësisht 4-0 ndaj Racing Santander dhe shkon në +13 nga Barcelona, duke treguar se nuk do të lëshojë pe në luftën për titull.
Në “Santiago Bernabeu”, madrilenët kanë treguar se janë të pandalshëm dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të më anë të Kristano Ronaldos. Për të komplikuar më shumë situatën për skuadrën mike, vjen edhe kartoni i kuq për Cisma për prekje të topit me dorë ndonëse ky gjest ishte i pavullnetshëm.
Si rrjedhojë, vjen edhe dyfishimi i shifrave, nga një tjetër gabim i gjyqtarëve, ku këtë radhë anësori nuk sheh pozicionin jashtë lojë të Benzema i cili shënon qetësisht golin e dytë për skuadrën e tij. Në pjesën e dytë, dominimi i Realit vazhdon dhe Di Maria e përsëri Benzema plotësojnë goleadën.
Megjithatë, polemikat do të vazhdojnë, pasi për të disatën javë radhazi, gabimet e gjyqtarëve flasin vetëm në favor të madrilenëve, fakt që është pranuar edhe nga mediat spanjolle të cilat zakonisht mbështetin këtë skuadër. (LajmeShqip.com)