Për Andrea Ranocchian, tashmë problemi në gju duket se është kaluar dhe mbrojtësi zikaltër është i gatshëm për ndeshjen kundër Napolit.
Si është gjendja juaj fizike pas problemeve në gju?: “Gjuri është mirë, ka 2 javë që nuk ndjej më dhimbje, duket një problem i kaluar tashmë. Duket se gjithçka është kthyer në vendin e vet, kështu që shpresoj mos të ketë një ndërhyrje kirurgjikale.
Kampionati i fituar nga Milani? “Do ta bëjmë vitin që vjen dhe për ketë jemi më se të sigurt.”
Ranocchia të hënën e ardhshme do të marrë titullin e fituar tashmë “Armando Picchi”, si mbrojtësi më i mirë italian për 23 vjeçarët:
“Jam i nderuar që do të arrijë të marr ketë titull. Te jesh i titulluar nga një person i madh si Picchi, është një nder për cilindo. Ndjehem krenar për ketë gjë.”
Më pas Ranocchia ka folur për muajt e parë me fanellën zikaltër: “Minitriplete? Më pëlqen, fitimi i Kupës së Italisë do të ishte trofeu i tretë në ketë vit për mua si zikaltër. Një vit pozitiv, mund të them.”
Raporti im me Leon? “Në fillim ai duket se ka pritur ambientimin tim në kampin zikaltër, e më pas më ka dhënë mundësinë për të luajtur.”
Gatuzzo ? “Është një çështje që i përket të kaluarës së tij dhe të Leos. Ne e kemi pritur mjaft qetë dhe kemi arritur ti injorojmë fjalët e tij, tek inter mund te them se kam shumë pikë referimi, të gjithë lojtarët kanë mjaft eksperience dhe shumë për të mësuar nga to. Sezonin që vjen shpresoj të kem më pak vështirësi, duke parë edhe faktin që ketë sezon nuk kam arritur ta nis prej fillimit në këtë ekip.
“Vështirësitë dhe dëmtimet në këtë sezon mendoj se e kane pezulluar paksa Interin ne fitimin e kampionatit. Vitin që vjen do te nisemi të gjithë së bashku e të shikojmë se ç’mund të ndodhë.”