Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se UEFA duhet të merr një vendim për Sergio Busquets pasi ata kanë fakte të mjaftueshme për incidentin e tij me Marcelon.
“Vetëm Busquets dhe Marcelo dinë saktësisht çfarë ka ndodhur. Uefa ka njerëz të trajnuar për të marrë një vendim”.
“Ka disa fotografi dhe çdokush ka mendime të ndryshime për këtë, por unë nuk jam dikush që duhet të gjykoj. Unë kam marr një vendim por nuk e di se çfarë ka ndodhur”.
“Unë nuk e kuptoj këtë gjuhë. Unë nuk isha afër tyre dhe nuk kam dëgjuar asgjë. Ne kemi harruar këtë gjë, Uefa duhet të merr një vendim për këtë”, tha Ramos