Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madridit, duket se tashmë nuk ka ndërmend të qëndrojë tek galaktikët, për shkak se ata deri më tani nuk i kanë rritur të ardhurat vjetore, ashtu siç ishte bërë marrëveshja.
Tashmë duket qartë se marrëveshjes së tyre i ka ardhur fundi. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari, i cili ka thënë se nuk e ka ndërmend të luaj te një ekip i cili nuk e respekton kontratën.
“Edhe pse kam luajtur me Real Madridin, ka qenë se ishte skuadra më me shumë trofe në botë dhe më e mira në Evropë. Por, kur bëhet fjalë për mos respektim kontrate, atëherë unë nuk kam ndërmend të rri as edhe një minut më shumë tek ky ekip”, tha Ramos, i revoltuar tej mase me drejtuesit e Realit.
Rasmos merr rreth 3 milion euro në vit tek Reali, por sipas kontratës ai do të merrte dyfishin e saj në momentin e rinovimit dhe kjo nuk ka ndodhur, gjë që ka prishur marrëdhëniet ndërmjet lojtarit dhe skuadrës Madrilene.
Ramos kërkohej nga skuadra e Interit disa kohë më parë dhe kjo mosmarrëveshje e tyre bën që Interi të rikthehet tek Ramosi përsëri.