Ish-mbrojtësi i përfaqësueses gjermane, Karsten Ramelou, beson se Spanja do të jetë kombëtarja e parë që do të arrijë të mbrojë titullin Kampion Evrope. Gjermania ka kaluar qetësisht në çerekfinale me tre fitore në po aq ndeshje, ndërsa janë favoritë për fitoren e turneut.
Po në rast kualifikimi përballë Greqisë, ata do të ndeshen në gjysmëfinale kundër Anglisë ose Italisë, ndërsa Ramelou mendon se skuadra e Prandelit do të arrijë t’i mposhtë.
“Italia është e mirë për surpriza ndaj është gjithmonë mes favoritëve. Besoj se gjithçka do të varet nga forma e skuadrës në atë ditë. Italia është gjithmonë favoritja e fshehtë dhe për këtë arsye unë besoj se do të fitojnë ata”.
“Në një gjysmëfinale mes Portugalisë dhe Spanjës, këta të fundit janë favoritë. Portugezët janë të fortë dhe do i kisha parë në finale nëse do të kishin përballë kundërshtarë të tjerë, por mendoj se Spanja është shumë e fortë për ta”.
“Finalja besoj se do të jetë Spanjë-Itali. Spanjollët do të kenë një marsh më shumë dhe mundin të kaltrit 3-1. Ata luajnë në mënyrë efektive dhe nuk munden atëherë kur nevojitet, pasi janë Spanja”, ishte deklarata e Ramelou që ka acaruar tifozerinë gjermane në vendlindjen e tij, për të cilën ai ka luajtur në 46 ndeshje, përfshirë pjesëmarrjet në Euro 2000 dhe Botërorin 2002. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev