Mino Raiola shprehet i lumtur me paraqitjet e lojtarëve të asistuar nga ai. Mbi të gjitha, Robinho, Ibrahimovic dhe Van Bommel. Si gjithnjë Raiola ka qenë një nga pikat kyçe të merkatos evropiane. Duket se ai po punon edhe për një goditje të madhe të Milan.
I pyetur për situatën e Juves, ai përgjigjet:
“Është për të ardhur keq që kampionati italian nuk ka një Juventus të fortë. Nëse me kërkojnë ndihmë, unë do t’i ndihmoja me patjetër. Kanë profesionistë të mëdhenj si Marotta dhe Paratici”
I pyetur për çështjen e trajnerit:
“Villas Boas është një personazh interesant qe ka pasur mësues të mëdhenj, por besoj se ka dëshirë të luajë Champions me skuadrën që ka ndërtuar vetë. Ka treguar se është një trajner i madh por nuk është i vetmi në qarkullim. Trajneri nuk zgjidhet në bazë të emrit por në bazë të projektit. Duhet projekti para dhe pastaj trajneri. Ky ka qenë gabimi i Juventusit të këtyre viteve.”