Forlan, tani sulmues i Interit, ka treguar se kohët e fundit ka pasur përplasje në mes të tij dhe ish-trajnerit të tij tek Athletico Madrid, por Sanchez Flores ka shpjeguar se një gjë e tillë nuk qëndron.
“Nuk ka asnjë dëshmi se unë kam pasur probleme me Forlanin. Unë e kam respektuar atë gjithmonë, mirëpo unë i inkuadroj lojtarët që janë në formën më të mirë. Ajo që Forlan e ka thënë, nuk është e vërtetë”, tha 46-vjeçari për Radio Marca.
Trajneri i Athletico Madridit ishte i prirur ta përdorë amerikano-jugorin si një zëvendësues dhe shpjegon mendimin e tij.
“Kur kuptova se interesat e Forlanit nuk ishin të njëjta si të miat, e interesat e mia ishin për të fituar sa më shumë pikë që të jetë e mundur, për këtë kam preferuar të provojë një lojtar tjetër”, tha ai. (LajmeShqip.com)