Kapiteni i Barcelonës duket se e ka mënjanuar problemin me gjurin e majtë dhe ai mund të rikthehet në ketë muaj për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen më 13 dhe 14 shtator, e që Barcelona do të luajë kundër skuadrës italiane, Milan.
Gjithashtu, bëhet e ditur se trajneri i Barçës, Pep Guardiola, e ka ftuar lojtarin edhe për ndeshjen kundër Real Socidatit, që do të zhvillohet në kuadër të La Ligës, por vështirë se ai mund të jetë titullar.
Rikthimi i tij i sigurt pritet të bëhet më 13 shtator, në Camp Nou, në ndeshjen kundër Milanit, kur të dy gjigantët do të takohen në fazën