Thuhet se Inter do të jetë destinacioni përfundimtar për Alexis Sanchez. Kjo është ajo që sjell e përditshmja spanjolle, e cila pretendon se zi-kaltrit, duken mëse të gatshëm të bëjnë gjithçka të mundshme për të sjellë në Milano Kilian e Udineses. Barcelona duhet të rri në pritje së bashku me Real Madrid, Man. Cityn dhe Juventusin që deri më tani kanë treguar Interes për të.
Në anën tjetër Chelsea dhe Manchester City nuk kanë frikë të kërkesave për 250 mijë funte në javë për Sneijder. Kjo është ajo që jep Mail Sport, e cila gjithashtu shton se Manchester United ka vendosur për të blerë talentin francez Samir Nasri. Djajtë e Kuq dëshirojnë talentin francez, sepse kërkesa e pagës javore për Sneijder është konsideruar shumë e lartë nga Ferguson, i cili për këtë arsye është kthyer nga lojtari francez i Arsenal.