PSZH është gati t’i ofrojë sulmuesit të Liverpulit, Luis Suarez, një rrugë shpëtimi nga Anglia.
“L’Equipe” thotë se udhëheqësit e ligës francezë janë të dëshpëruar për të nënshkruar me një sulmues të klasit botëror dhe tani kanë kthyer vëmendjen e tyre nga ylli uruguaian, pasi ofertat e tyre për Karlos Tevez dhe Aleksandre Pato dështuan.
PSZH mendon se mund të përfitojë nga gjendje e keqe e Suarez në Angli, ku debati mbi përplasjen e tij me mbrojtësin e Mançester Junajtid, Patris Evra, duket se do të vazhdojë gjatë.
25-vjeçari ka kryer një pezullim prej tetë ndeshjesh për abuzim racor, por ngriti tensionet përsëri në fundjavë, duke refuzuar që të shtrëngojë duart me francezin në “Old Traford”.
Edhe pse Suarez ka një kontratë deri në vitin 2016 me Liverpulin, francezët janë të bindur se ai do të konsiderojë ikjen nga polemikat dhe do ta mendojë seriozisht një bashkim me mikun e tij më të afërt, Diego Lugano. (LajmeShqip.com)