Manchester United ka nisur leksionet e seksit. Duke parë sjelljen problematikë të disa prej yjeve të kësaj skuadre në të shkuarën dhe në periudhën më të fundit të Wayn Rooney e Rayan Giggs, klubi i ka kërkuar priftit John Boyers që t’u japë leksione morali futbollistëve.
Vetë prifti ka rrëfyer se detyra e tij e re do të jetë ajo e mësimit të edukatës seksuale, duke u dhënë leksione morali lojtarëve. Në këtë mënyrë do të synohet të evitohen skandale të tjera, si ato që përfshinë Rooney dhe Giggs, por edhe futbollistë të tjerë në të shkuarën.
Gjatë skandalit “Gigs”, në të cilin u zbulua se uellsiani kishte raporte me Imoxhen Tomas, por edhe me kunatën e tij Natasha, kjo e fundit rrëfeu se kishte pasur raporte me shumë ish-lojtarë të “Djajve të Kuq”.
“Më duhet t’ju shpjegoj ç’është miqësia, seksi, racizmi apo zia”, tha prifti. “Në këto vite u kam dhënë mbështetje shpirtërore shumë njerëzve brenda klubit, që tani kanë besim në mua”, shtoi ai.