Presidenti i Haitit, Michel Martelly, vizitoi lokalet e stadiumit Santiago Bernabeu, i shoqëruar nga njëshi i klubit, Florentino Perez.
Martelly u shpreh: ”Duke e parë këtë stadium shumë herë në televizion, vendosa që ta shoh nga afër, sepse Bernabeu është trashegimia e mbarë botës.”
Ai, gjithashtu, nuk harroi të falënderojë klubin mbretëror për kontributin e dhënë për shtetin e tij. “Real Madridi e ka ndihmuar gjithmonë vendin tonë, sidomos pas tërmetit të pësuar dhe ne duam t’i shprehim mirënjohje Madridit, sepse ky klub ka pasur ndikim në jetën e shumë njerëzve në Haiti dhe ka hyrë në zemrat e tyre”.