Thiago është bërë operacion për shkak të problemeve që ka me frymëmarrjen e tij. Ai është shumë mirë tani, por e ardhmja e tij mbetet akoma e pa zgjidhur. Djali i madh i Mazinhos, e ka përsëritur shumë herë dëshirën e madhe tij, që të veshë bluzën e Barcelonës, edhe pse shumë klube të mëdha e kërkojnë atë.
Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal kanë tentuar që ta marrin lojtarin. Këto ekipe janë skuadrat më të mëdha në Angli. Chelsea dhe Manchester United, kanë ofruar rreth 20 milionë euro, por Barcelona pretendon më shumë për lojtarin dhe asnjë nga këto 4 ekipe nuk është e gatshme që të paguaje aq shumë për lojtarin.
Një opsion tjetër, është edhe përfshirja e tij në marrëveshjen që do të bëhet me Cesc Fabregas, por me sa duket, kjo gjë është e pamundur, sepse Thiago ka fituar shumë besim tek Guardiola.