Rihapet dueli për titullin kampion në Angli pasi tashmë dy skuadrat e Mançesterit janë me pikë të barabarta në kreun e renditjes. Shkak është bërë humbja 1-0 e Mançester Siti ndaj Everton, ndërsa Mançester Junajtid ka fituar lehtësisht 2-0 ndaj Stok.
Si për ironi të fatit, për të ndihmuar Junajtid ka menduar një ish-lojtar i kësaj skuadre, Darron Gibson, i cili ishte cilësuar si i panevojshëm nga Aleks Ferguson dhe u largua gjatë merkatos së janarit. Ai ka shënuar golin e vetëm të fitores ndaj Mançester Sitit duke bërë të mundur që ish-skuadra e tij të ketë një tjetër shans për të kaluar “kushërinjtë”.
Në garë është kthyer edhe Totenhem, pas fitores 3-1 ndaj Uigan, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Garet Beil, autor i dy golave, dhe Luka Modriç. Ndërkohë, ndalet përsëri Çelsi, që barazon 1-1 me Suonsin, skuadra e cila pak javë më parë mundi Arsenalin. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
31.01.2012
Suonsi-Çelsi 1-1
Totenhem-Uigan 3-1
Ulvërhempton-Liverpul 0-3
M. Junajtid-Stok 2-0
Everton-M. Siti 1-0
Sot
Aston Vila-QPR 20:45
Bolton-Arsenal 21:00
Sandërlend-Noruiç 21:00
Fullhem-Uest Bromuiç 21:00
Bllekbërn-Njukasëll 21:00
Renditja
M. Siti 54, M. Junajtid 54, Totenhem 49, Çelsi 42, Liverpul 38, Arsenal 36, Njukasëll 36, Stok 30, Everton 29, Noruiç 29, Sandërlend 27, Aston Vila 27, Suonsi 27, Fullhem 26, Uest Bromuiç 25, QPR 20, Bolton 19, Bllekbërn 18, Ulvërhempton 18, Uigan 15.