Lorik Cana ishte kërkuar nga Olimpique Marseille deri në ditën e fundit të afatit kalimtar, por më parë i kishin dhënë fjalën skuadrës së Nantes.
Mbrojtësi i ri i FC Nantes, Lorik Cana, mbërriti mbrëmë në klubin e tij të ri. Të mërkurën në mëngjes, ai u takua me bashkëlojtarët, trajnerin dhe presidentin, për të vrapuar më pas për gjysmë ore me patriotin e tij Lenjani, që ka një emër të veçantë, Ermir shkruajnë media franceze.
“Deri ditën e fundit të afatit kalimtar verorë, Olimpique Marseille donte të nënshkruante me Lorik Canën”, ka thënë agjenti i shqiptarit, Edvin Murati.
“Por, ne ia dha fjalën presidentin të FC Nantes dhe e mbajtëm atë. Presidenti Kita, madje, tha me shaka për Lorikun: Ti e fillove futbollin me mua (te të rinjtë e Laussane Sports) dhe do ta përfundosh me mua”, tha Murati.
Ndërkohë, faqja zyrtare e FC Nantes ka njoftuar se Lorik Cana bëri paraqitjen e tij të parë në klubin e tij të ri, të mërkurën në mëngjes, në Qendrën Sportive “Joneliere”.
Pas kthimit nga kombëtarja, së bashku me Lenjanin, ish-lojtari i Lazios u prit nga Michel Der Zakarian para se të zbulonte infrastrukturën e klubit.
Pas fjalës përshëndetëse tradicionale, Lorik Cana veshi atletet për të pasur kontaktin e parë trajnues me FC Nantes. Ai bëri vetëm vrapime, duke mos u ngarkuar pas ndeshjes Shqipëri-Portugali 0-1, e luajtur të hënën.
Stafi ka treguar kujdesin e duhur dhe i ka kushtuar një program të veçantë trajnues shqiptarit në ditën e tij të parë si verdhëegjelbër (ngjyrat e FC Nantes).