Ish trajneri i Italisë, Cesare Prandelli , beson se Mario Balotelli ka ndryshuar pas rikthimit në Milan
Balotelli ka qenë pjesë e shumë kryetitujve përgjatë viteve për sjelljen e tij jo të mirë, duke bërë shumë të besojnë që 25 vjeçari kurrë nuk do ta arrij potencialin e tij. Por, Prandelli në anën tjetër beson që lojtari ka arritur në një pikë kthese për karrierën e tij.
“Mario ka një zemër të mirë, unë gjithmonë do të ndjej një afërsi për të. Unë isha shumë i impresionuar me atë çfarë ai tha pas rikthimit në Milan, kur ai foli për përgjegjësinë e atësisë dhe humbjen e babait të tij”, ka thënë Prandelli për MilanNews.