Fitoret e njëpasnjëshme të Italisë e kanë kthyer Çezare Prandelin në një besimtar të devotshëm por edhe supersticioz. Premtimi për të vizituar në këmbë manastiret e Krakovës pas çdo suksesi vazhdon të mbahet dhe pas fitores me Gjermaninë, trajneri italian ka bërë një tjetër udhëtim në mesnatë bashkë me stafin e tij.
Sapo kanë mbërritur në hotelin e kombëtares, Prandeli ka udhëhequr stafin drejt dioqezës së Krakovës, në një udhëtim vajtje-ardhje në këmbë që ka zgjatur 10 kilometra dhe ka përfunduar në orën 5 të mëngjesit. Nuk duhet harruar se pas fitores me Irlandën ai bëri 21 kilometra në këmbë, ndërsa 11 të tjerë i bëri pas suksesit me Anglinë. Nuk dihet se cili manastir do të jetë objektivi i pelegrinazhit të trajnerit të Italisë nëse fiton finalen, por kapiteni Bufon ka premtuar se do të bëjë 40 kilometra vajtje-ardhje.
Devotshmëria fetare e trajnerit italian ka bërë që edhe Papa Benedikti i XVI të kthehet në një tifoz të të kaltërve. Nëpërmjet kardinalit Bertone, ai u ka dërguar një mesazh urimi italianëve të cilët mundën pikërisht Gjermaninë e tij.
“Si peshkop i Romës, Papa ndjehet pjesëmarrës i lumturisë të besimtarëve të tij. Shprehi komplimentet tona kombëtares italiane”, ishte komenti që kardinali Bertone ka bërë në emër të Papës në një telefonatë me presidentin italian, Napolitano. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev